Presidenti Halili optimist: “Për klubin short i mirë”
Presidenti Halili optimist: “Për klubin short i mirë”
Ndihem vërtet mirë, madje jam i qetë. Edhe pse ka pandemi futbolli vazhdon. Është lehtësim fakti që të vazhdojmë të rrespektojmë ato rregulla që ka vendosur Uefa si edhe Federata Shqiptare për futbollin.
Kisha pritshmëri për shortin. Më tepër u gëzova për këtë përzgjedhje të fatit pasi ne kemi luajtur mëpare me FC Dinamo Tbilisi. Për klubin ishte short i mirë, duke shpresuar që të ecim bindshëm përpara.
Brënda javës do të kemi edhe tre afrim të reja.
Shpresoj edhe uroj që të gjithë futbollistët të vazhdojnë të gëzojne shëndet të mirë edhe të shkojmë në Gjeorgji të mobilizuar për të zhvilluar këtë ndeshje të rradhës.