Prehu në paqe Bedri Alimehmeti

Emër që nuk do të harrohet! Prehu në paqe Bedri Alimehmeti! Përgjithmonë në kujtimet dhe zemrat tona!

Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh, Bedri Alimehmeti ka prekur jo vetëm komunitetin e gazetarisë sportive shqiptare por edhe familjen e madhe bardh’ e blu.

Ai lindi në Tironë, në familjen e madhe autoktone qytetare Tironse ALIMEHMETI, përqendrimi i së cilës ka qenë në qendër të qytetit.

Ndër vite, vlen te permendet se Alimehmeti ka shkruar me shume pasion edhe dashuri per identitetin Tironas duke lartesuar keshtu edhe klubin sportiv Tirana me te gjithe historikun e saj te spikatur ne plote 103 vite histori. Alimehmeti ka lënë gjurmët e tij në historinë e klubit më të titulluar në vend si edhe do të mbahet mend gjithmonë si Pena e Artë që u dekorua me çmime si “Fisnikëria Tiranase” dhe “Mjeshtër i Madh”.

KF Tirana dhe familja e madhe bardh’ e blu i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Bedri Alimehmetit. I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App