Policia dhunon lojtaret bardheblu, klubi denoncon
KF Tirana denon publikisht dhunen fizike dhe verbale te ushtruar nga Forcat e Nderhyrjes se Shpejte te Policise ne Shkoder.
Ne perfundim te ndeshjes Vllaznia – Tirana, ne ambientet e brendshme te stadiumit “Loro Borici”, policia ka perdorur shkopinj gome kunder lojtareve te Tiranes. Jo vetem dhune fizike por dhe dhune verbale per nje situate te dale nga konteksti sportiv prej tensionit artificial qe policia krijoi.
Debatet mes lojtareve te dy skuadrave ne perfundim te ndeshjes, brenda kufinjve sportiv, kane sjelle me pas sjelljen e turpshme te policise te cilen KF Tirana e denoncon publikisht.