Orges Shehi | Press Conference 01/09/2023 Teuta-Tirana

Trajneri Orges Shehi ka folur sot para mediave në prag të ndeshjes së javës së dytë kundër Teutës. 

Si është gjendja e skuadrës dhe kundërshtari?Skuadra është e plotë por do të shohim. Nga kundërshtari në kundërshtar ka ndryshime. Nuk janë të njëjtë. Jemi në javët e para të kampionatit. Jemi në ndehsjen e dytë, jemi në fillim. Kur kalojnë javë, kemi më shumë informacion. Më vonë do të shohim si janë vendosjet

Si mund të jetë formacioni?  Na mungon 1 ditë stërvutje dhe mund tëketë levizje ose jo. Nesër do ta shohim se kush do të luajë. 

Teuta? Për derisa është sfidë e parë, kemi pak informacion. Ndoshta Teuta ka më shumë për ne, por nga minuta në minutë do të kemi më shumë informacion, si vendosemi e si luajmë. 

Tirana luan dy ndeshje jashtë… Miti i fushës në Shqipëri ka rënë. Skuadrat janë njësoj dhe një stadium që të lejon të luash, nuk ka avantazh ose disavantazh. 

Ndryshimi i Teutës nga sezonit të kaluar? Nuk e dimë gjendjen e kundërshtarit. Kemi informacion përciptasi që kanë lëvizur shumë. Ka lojtarë të rinj që duan të bëjnë mirë. Duhet parë. 

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App