Nis shitja e biletave FK Kukësi – KF Tirana
Nga dita e Martë, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen e rradhës në kampionat, FK Kukësi – KF Tirana, sfidë që do të luhet ditën e Premte në orën 18:00 në “Air Albania”
Tifozeria bardheblu do të ketë në dispozicion tribunën qëndrore W 105-106-107 dhe tribunën mbas portës nga ana liqenit V1 dhe S1- S2 (Tribuna “Vasillaq Zëri”)
Çmimet e biletave:
W104 – 3000 lekë (VIP)
W 105-106-107 – 2000 Lekë
V1 & S1-S2 – 500 Lekë
Biletat mund t’i blini në këto pika:
– Dyqani i FSHF, rruga e Elbasanit. 9:00 – 19:00
– Dyqani te stadiumi Selman Stermasi. 9:00 – 18:00
– Dyqani te 9-katëshet, ngjitur me Neptun! 8:00 – 21:00
– “All In One ltd” Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil. 9:00 – 20:00