Nesër në orën 18:45, prezantohen Kristi Vangjeli dhe Andi Lila
Kristi Vangjeli dhe Andi Lila janë dy përforcimet e fundit të Tiranës për këtë merkato vere. Të dy lojtarët kanë nënshkruar dhe do të prezantohen nesër në stadium përpara tifozëve bardheblu. Në orën 18:45, pak para ndeshjes Tirana – Teuta, të dy futbollistet do të vishen bardheblu për të marrë duartrokitjet e para. Një arsye më shumë për ta mbushur nesër stadiumin.