Michael Ngoo: Jemi më të fortë se sezonin e kaluar

“Mendoj se ekipi është më mirë se sezonin e kaluar. Kemi më shumë kualitet. Dy sezone më parë kam luajtur kundër Vllaznisë me Tiranën për Kupë dhe kam fituar. E di rëndësinë e kësaj ndeshje pasi ky është sezoni i tretë në Shqipëri. Nuk do të shkojmë në Shkodër për 1 pikë, por për të fituar dhe përë këtë do të japim 150% që të kënaqen edhe tifozët e Tiranës.

Jam i lumtur që klubi po i jep hapësira të rinjve. Kemi marrë 4 pikë në dy ndeshjet e para dhe mund të them me bindje se jemi më të fortë se sezonin e kaluar. Bashkëpunimi me Hasanin sezonin e kaluar ka qenë mjaft pozitiv, ndaj dua që këtë sezon të shënoj 15 gola. Këtë sezon duam të fitojmë Kupën, dhe jo vetëm të shkojmë në finale, por që ta fitojmë atë”,