Mesfushori Merveille Ndockyt firmos 2-vite bardheblu

Mesfushori nga Kongo Merveille Ndockyt eshte bere sot zyrtarisht pjese e Tiranes. Futbollisti ka nenshkruar sot nje marreveshje 2-vjecare ne ambientet e klubit. Te marten kongolezi 18-vjecar mberriti ne Shqiperi per tu bashkuar me pas me skuadren. Merveille ka kaluar me sukses testet mjekesore dhe sot eshte prezantuar ne ambientet e stadiumit “Selman Stermasi”. Ne pak dite ka treguar se ka vlera dhe se eshte nje nga lojtaret me premtues per sezonin e ri. Merveille luan ne rolin e mesfushorit te qendres, eshte 18-vjec dhe eshte pjese e rendesishme e Kombetares se Kongos. KF Tirana i uron suksese mesfushorit ne 2 vitet e ardhshme bardheblu.

1 3