Trajneri Ardian Mema, në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Flamurtarit është shprehur që grupit duhet të jetë i përqëndruar. Ka qënë ditë që skuadra po punon fort dhe është shumë e bashkuar për rikthimin tek rezultatet pozitive.
Ndeshja e parë, sa ju shqetëson fakti që formacionin do e bëni pa sulmues? Kjo është një shenjë jo e mirë pasi që kur erdha grupi nuk ishte i plotë. Bashkë me stafin kemi bërë modifikimet e duhura për të përballuar këtë sfidë sa më mirë Ju favorizon apo dëmton faktin që e njihni Flamurtarin? Fakti që unë kam qënë atje është shenjë pozitive për mua sepse i di pikat e dobëta dhe të forta të kundërshtarit. Megjithatë ai si çdo kundërshtar duhet vlerësuar maksimalisht në të kundërt do të kemi problemet e kaluara. Pas bisedave me lojtarët, kam kërkuar të jenë të përqëndruar pasi kundërshtarët këto janë dhe niveli është aty aty.
Përse duhet të fitojë Tirana ndaj Flamurtarit? Kjo është një pyetje subjektive, por të them të drejtën kjo varet nga sjellja e lojtarëve në fushë. Në kamopionati Shqiptar, e bëjnë diferencën grimcat e vogla. Kush do të jetë më i përqëndruar dhe kush do të luftojë fort në dy fazat e lojës, mendoj që ai e fiton takimin. Nuk mund të them dot nëse do fitojë Tirana apo Flamurtari. Keni dy javë në krye të skuadrës… Të them të drejtën momentin e parë kisha shumë probleme në kokën time. Kryesore ishin dëmtimet. Ekipi nuk ishte në filozofinë time të punës por me kalimin e ditëve gjërat morën drejtim. Kjo është thjeshtë një e thënë nga ana time, por se si do të sillen lojtarët në fushë, kjo është për tu parë.
A do dëshironit një kundërshtar tjetër? Nëse do kisha mundësi zgjedhje, do zgjidhja Partizanin ndeshjen e parë. Duke u shprehur në fushë me atë karakter sportive që ka karakterizuar gjithmonë Tiranën, edhe kur unë isha pjesë e klubit. Ndeshjet si ndaj Flamurtarit, Kamza, Partizani, apo Skënderbeut do ti konsiderojmë si ndeshja e rradhës dhe duhet përgatitur në mënyrën e duhur pasi çdo skuadër ka specifikat e veta.
Si keni menduar ta zgjidhni situatën në Vlorë? Ne do ti përgatisim ndeshjet sipas kundërshtarit që kemi, duke parë pikat e dobëta dhe të forta të tij. Në dëmin tim dhe të Tiranës është rrjedhja e informacionit. Kundërshtari ynë nuk kishte asnjë llojtar informacioni sesi ne do të luanim dhe kjo më ka detyar ti kërkoj dhe presidentit stërvitje me dyer të mbyllura. Një tjetër fakt është limitimi i lojtarëve. Megjithatë kemi bërë shumë biseda dhe analiza me lojtarët.
Si e keni motivuar skuadrën për këtë sfidë? Të them të drejtën kjo është dicka që nuk mund ta them pasi na takon vetëm ne. Është një mardhënie lojtarë – trajner. Tre ndeshje jashtë për Tiranën… Tirana ka tre sfida jashtë por nuk mjaftohet me kaq, pasi kalendari është i ngjeshur dhe gjithë ndeshjet janë të vështira. Ndeshjet do ti marrim hap pas hapi dhe duhet të stërvitemi dhe përqëndrohemi maksimalisht për të marrë pikë edhe jashtë fushe.
Ka nevojë skuadra për merkato? Padyshim që kemi nevojë për ndryshime në skuadër.