Liridon Latifi | Press Conference 01/09/2023 Teuta-Tirana

Në prag të ndeshjes ndaj Teutës, Liridon Latifi foli sot para mediave në konferencën e zakonshme për shtyp.

Ndeshja me Dinamon? Ishte fitore shumë me rëndësi pasi ndeshja e parë është e rëndësishme të futohet për vazhdimësinë. Normal Dinamo ka skuadër të mirë dhe ishte e vështirë. Duhet pasur parasysh se si javë e parë, skuadrat duan kohë.

Objektivat personale dhe të skuadrës? Objektivat që ka Tirana dihen hyjmë në çdo ndeshje për fitore dhe objektivi im është për të ndihmuar skuadrën që të fitojë. Se çfarë vjen rrugës, nuk i dihet.

Teuta? Nuk e di çfarë të them, sepse është profesori ai që kontrollon situatën. E sheh kundërshtarin. Ne do të hyjmë te luajmë siç ka kërkuar profesori dhe shpresoj të arrijmë objektivat.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App