KF Tirana starton mini-fazën përgatitore

Klubi i Futbollit Tirana ka udhëtuar drejt Pogradecit për të startuar fazën përgatitore. Ekipi do të stërvitet për të paktën gjashtë ditë duke përfituar edhe nga kushtet klimaterike më të mira që ofron Pogradeci. Pjesë e skuadrës ne fazë do të jenë edhe afrimet e reja ku të gjithë do të vihen nën urdhrat e trajnerit Egbo për t’u rikthyer në formën ideale fizike. Ndërkohë të Dielën, pritet të mësohet kundërshtari në Champions League pas shortit që do të hidhet në Nyon të Zvicrës.

Lojtarët e grumbulluar :

Portierë

  1. Ilion Lika
  2. Pano Qirko

Mbrojtës

  1. Kristi Vangjeli
  2. Gentjan Muca
  3. Kristijan Toshevski
  4. Erjon Hoxhallari
  5. Marsel Ismajlgeci
  6. Ardit Toli
  7. Marlind Nuriu

Mesfushorë

  1. Idriz Batha
  2. Andri Stafa
  3. Winful Cobbina
  4. Elton Pereira Gomez
  5. Agustin Torassa
  6. Jurgen Çelhaka
  7. Okseold Sefa
  8. Jurgen Vrapi

Sulmues

  1. Grent Halili
  2. Albion Avdijaj
  3. Ernest Muci