KF Tirana regjistron markën e saj
Legjislacioni Shqiptar, e konkretisht Ligji nr. 9947/2008, “Për pronësinë industriale,” i ndryshuar, mundson që emri i një biznesi të caktuar të regjistrohet si markë në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale.
Klubi i Futbollit Tirana është tashmë institucion i cili gëzon regjistrimin e markes së tij. Pra, përdorimi pa autorizim i markës KF Tirana është i ndaluar me ligj.
Cdo subjekt juridik apo individ i cili do të përdor apo ka përdorur markën e Klubit të Futbollit Tirana do të përballet me pasojat juridike.
Ftojmë të gjithë subjektet juridike apo individ të interesuar për përdorimin e markës së Klubit të paraqiten pranë zyrave të Klubit Tirana ose të na kontaktojnë nëpërmjet emailit: info@kftirana.al