KF Tirana – Reagim

Nisur nga deklaratat dhe sensibiliteti i shtuar mediatik pas takimit të kryebashkiakut me ekipin e Klubit të Futbollit Tirana, dëshirojmë të bëjmë me dije se:

Me shqetësim konstatojmë se bashkë-aksioneri i KF Tirana është minimalisht i painformuar mbi situatën ligjore-financiare dhe administrative mbi të cilën funksionon klubi.

KF Tirana vetëm për vitin kalendarik 2020 ka shpenzuar 1,700,000 euro si edhe 1,330,000 euro për vitin 2021; nga të cilat vetëm për vitin 2020 janë 260,000 euro shpenzime administrative si edhe 1,007,000 euro shpenzime për pagat dhe shpërblimet e lojtarëve. Klubi ka likuiduar në vlerën 240,000 euro pagesat për kontributet shoqërore dhe shëndetësore si edhe tatimore për vitin 2020.

Askush nuk mund të mendojë se një klub që shpenzon të tilla financa vetëm brenda një sezoni të mund të përfitojë në mënyrë jokorrekte një premio prej 15.000.000 LEK që Bashkia Tiranë akordon për ekipet fituese, kur ato i përkasin kryeqytetit.

Sa i përket akuzës për përfitime personale, dëshirojmë të sqarojmë se kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë me presidentin dhe familjarët e tij dhe s’ka për të ndodhur as në të ardhmen. Aq më tepër kur ky i fundit shpenzon miliona në sezon për të mbajtur klubin. Në vendimin e Këshillit Bashkiak numër 122, datë 28.09.2020, në pikën 1, theksohet shpërblimi i Klubit të Futbollit Tirana sportistëve, stafit teknik, si edhe stafit mbështetës. Për të vijuar më tej në po të njëjtin vendim në pikën 2 theksohet se shpërblimi i akorduar do të lëvrohet drejtpërdrejt nga Bashkia e Tiranës në llogaritë bankare të përfituesëve. Kjo tregon se shpërblimi është kanalizuar drejtpërdrejtë në llogaritë bankare të përfituesëve edhe jo të Klubit.

Meqënëse çështja e informalitetit në futboll u përmend në takimin me futbollistët e KF Tiranës klubi zyrtarisht edhe me përgjegjësi të plotë deklaron edhe garanton se për informalitetin apo “puna në të zezë” K.F Tirana depoziton pranë tatimeve çdo vit bilancin e vet. Të gjitha pagesat, transfertat dhe çdo veprim tjetër kryhet përmes sistemit bankar. Bilanci vjetor depozitohet gjithashtu cdo vit brenda datës 31 Mars edhe në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë. Vëmë në dukje se çdo vit klubi i nënshtrohet licencimit të detajuar financiar dhe jo vetëm, të UEFA-s, duke plotësuar të gjitha kriteret rigoroze të insitucionit më të lartë të futbollit Europian.

Situata të ndërlikuara financiare i përkasin një kohe tjetër të largët, në kohën e administrimit të Klubit nga Bashkia Tiranë. Presidenti prej kohësh, si edhe aktualisht po shlyen borxhe të vjetra dhe të mbartura. Ne jemi pjesë e atyre që sigurohemi që KF Tirana të mbetet një klub lider në futbollin tonë, një institucion që ndjek dhe respekton të gjitha ligjet dhe marrëveshjet, pa i shkaktuar as dëmin më të vogël shtetit, institucioneve dhe secilit që ka marrëveshje me klubin tonë.

Vlen të përmendet se kampione e Shqipërisë ka dalë KF TIRANA dhe jo vetëm futbollistët e fushës së lojës, të cilët padyshim kanë merita të padiskutueshme dhe meritojnë mirënjohjen dhe vlerësimin e të gjithëve, si dhe pagesat dhe shpërblimet që kanë marrë gjatë gjithë sezonit. Kampionë të Shqipërisë kanë dalë të gjithë ata qe e ndiejnë atë fanellë dhe që mbushin cdo vit shkallët e stadiumit jo vetëm në momente triumfi.

Sqarimi i mësipërm ishte i domosdoshëm për tifozët si edhe të gjithë dashamirësit e klubit. Për çdo gjë në vijim do të merremi pas paraqitjes tonë në kompeticionet e Champions League.

E ardhmja kërkon themele të shëndosha dhe kjo arrihet kur të gjitha palët bashkëpunojnë me reciprocitet të plotë.

18
Aug
2022

Portieri Visar Bekaj foli sot ne prag te ndeshjes se pare te kampionatit FK Kukesi-KF Tirana qe do te luhet diten e neserme ne Kukes. Lojtari u shpreh i gatshem per sfiden e neserme si edhe per rrugetimin e sezonit te ri. Ai u shpreh per te ardhmen, objektivat dhe grupin e lojes dhe rivalet....
Read More
18
Aug
2022

Press Conference 18/08/2022 FK Kukesi-KF Tirana

Trajneri Orges Shehi doli sot ne konferencen e pare per shtyp te sezonit te ri 2022/2023 qe do te ngre siparin diten e neserme ne sfiden FK Kukesi-KF Tirana. Trajneri iu pergjigj pyetjeve te gazetareve dhe u shpreh se jane gati per te nisur rrugetimin e tyre kete sezon. Tekniku foli per demtimet, merkaton dhe...
Read More
18
Jul
2022

Press Conference | KF Tirana – HDK Zrinjski

Golat e pësuar në ndeshjen e shkuar ? Normalisht unë marr përgjegjësitë e mia dhe mendoj që mund të bëjmë më mirë.. Mund të kisha bërë me mirë të golat, dua te ndihmoj ekipin dhe nuk ndihem mirë kur nuk arrij ta bëj atë. Pritshmëritë ndaj sfidës? Normalisht tentojmë kualifikim, duhet të harrojmë ndeshjen e...
Read More
18
Jul
2022

Press Conference | KF Tirana – HSK Zrinjski

Gjendja e skuadrës? Gjendja është normale, sigurisht që nga ana psikologjike nuk ka vend për të menduar atë që ka ndodhur. Ndeshja vjen direkt pas një jave nga disfata që pësuam dhe mendoj që është gjëja e duhur pasi ndihmon të ajo të harrohet sa më shpejt. Mendoj qe psikologjia është ajo e duhura për të...
Read More
06
Jul
2022

UCL Press Conference – F91 Diddelenge-KF Tirana

Shehi, a është gati Tirana që të luajë një ndeshje e cila nga të gjitha konsiderohet si shumë e rëndësishme? Po është e vërtetë që është shumë e rëndësishme, pasi është një ndeshje Championsi. pas një periudhe relativisht jo shumë të gjatë nga fundi i kampionatit dhe faza përgatitore, besoj se ne jemi gati. Edhe...
Read More
29
Jun
2022

KF Tirana – Reagim

Nisur nga deklaratat dhe sensibiliteti i shtuar mediatik pas takimit të kryebashkiakut me ekipin e Klubit të Futbollit Tirana, dëshirojmë të bëjmë me dije se: Me shqetësim konstatojmë se bashkë-aksioneri i KF Tirana është minimalisht i painformuar mbi situatën ligjore-financiare dhe administrative mbi të cilën funksionon klubi. KF Tirana vetëm për vitin kalendarik 2020 ka...
Read More
15
Apr
2022

Press Conference Egnatia-Tirana 15/04/2022

Ne prag te ndeshjes Egnatia-Tirana qe pritet te luhet diten e neserme ne oren 13:45 ne stadiumin “Arena Egnatia”, perpara kamerave ka folur trajneri Orges Shehi. Tekniku ka analizuar ndeshjen e rradhes, gjendjen e skuadres dhe punen e zhvilluar deri tani. Meposhte deklarata e plote e trajnerit: Ndeshja ndaj Egnatias? – Përballemi me një skuadër...
Read More
11
Apr
2022

KF Skënderbeu-KF Tirana 0-4.Bardheblutë 16 pikë diferencë nga vendi i dytë

KF Tirana fiton 0-4 në transfertë ndaj KF Skënderbeu.Golat  u shënuan nga Xhixha 37′, Totre 64′ , Nikqi 69′, Seferi (p) 89′. Fitorja 0-4 e bardhebluve ka bërë që tani ata të çojnë në 16 pikë diferencën nga Laçi i vendit të dytë dhe kjo do të thotë që i duhen vetëm 3 fitore për...
Read More

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App