“Kemi bere detyren ne keto 4 jave, ndaj tani nuk na mbetet tjeter gje vecse te ruajme ritmin. Nga cdo ndeshje duhet marre tri pike dhe prioritet eshte qe t’i vrasim ndeshjet. Edhe pse jemi ne te Kategorine e Pare, mendoj se me grupin aktual do ishim te denje edhe per Superioren. Kete e kemi treguar, por rendesi ka qe te jemi me kembe ne toke, pasi ne fund te fundit nuk kemi bere asgje. Duhet te fitojme qe te gjitha ndeshjet dhe duhet te mos kemi asnje gabim gjate rruges. Dhe kur them gabim, perfshij edhe barazimin. S’ka rendesi ku luajme, brenda apo jashte fushe, qellimi nuk ndryshon. Mendoj se po sillemi si Tirona. Numrat jane shume te mira, pasi nuk kemi pesuar gol dhe duhet te vazhdojme ta mbajme 0 kete kolone, pasi eshte shume e rendesishme. Kur thashe t’i ‘vrasim’ ndeshjet e kisha edhe per kete pjese, pasi duhet t’i fitojme sa me thelle te jete e mundshem. Ky bilanc rrit besimin dhe ndikon ne moralin e ekipit dhe normalisht kundershtaret i demoralizon, pasi kur te ndeshen me do e kene te qarte se me ke kane te bejne. Fakti qe shenojne te gjithe, eshte merite e punes dhe trajnerit, pasi punon shume per gjetjen e golit. Ngjitja eshte nje mision i detyrueshem. E kemi nisur mire, por tashme duhet te vazhdojme me kete ritem. Nje bonus qe kemi pasur ne kete fillm sezoni eshte koha dhe kjo ka bere qe fushat te jeni ne kushte te mira. I druhem vetem pjeses kur do fillojne shirat, ndoshta mund te kemi problem, pasi jemi nje ekip luajme me topin ne kembe. Gjithsesi, ne nuk kemi justifikim. Per cdo ekip ne Bote, perkrahja e tifozeve eshte nje bonus dhe sidomos per Tiranen. Eshte gje shume e mire qe t’i kemi ne krah ne cdo ndeshje”.