Julian Ahmataj: Duhet ta fitojme këtë ndeshje
– Si është gjendja e skuadrës për të rinisur kampionatin? Gjendja e skuadrës është e mirë. Problemet si të tërmetit kanë kaluar, por besoj që kemi punuar shumë këto kohë. Kemi vënë disa gjëra në rrugën e duhur dhe shpresojmë t’i marrim benefitet kësaj pune të bërë.
– Çfarë nuk ka shkuar si duhet te Tirana? Normalisht po t’i shikosh ndeshjet jemi ndëshkuar nga situata që kundërshtarët me kundërsulm na kanë ndëshkuar, gjëra që duhen kohë shumë të madhe për t’u riparuar. Duhet më shumë ekuilibër taktik, gjë që mungon në momente të caktuara pasi shtyn lojtarët të dalin nga detyrat. Është mirë që ta përmirësojmë në vazhdim në mënyrë që të kemi sa më shumë ekuilibër.
– A është favorite Tirana për të fituar ndaj Kukësit? Unë s’mendoj se Tirana s’ka qenë ndonjëherë favorite. Për ne është ndeshje e radhës që duhet fituar si çdo ndeshje e kampionatit. Për ne vlen 3 pikë, jo më shumë se aq.
– A jeni i kënaqur me barazim? Unë s’kënaqem kurrë me barazim. Ne do hymë në fushën e lojës për të dhënë maksimumin.
– A jeni të qetë para Kukësit dhe Partizanit? Normalisht Tirana, ju po e shikoni që po punohet shumë. Duhet t’i përgatisë ndeshjet me mënyrën e duhur, me qetësinë e duhur sepse në fund fare është një ndeshje që ka 3 pikë.
– A ka presion para derbit? Nuk ka presion fare. Unë çdo presion e kam marrë mbi shpinë, po ta shikoni edhe në situatat e javëve të kaluara. Të gjithë janë marrë me mua. E kam anashkaluar skuadrën nga kjo pjesë. Çdo gjë do ta marr vetë përsipër.
– A nuk e ngarkoni shumë veten duke marrë vetë çdo gjë përsipër? Për mua, është e rëndësishme që të marr përgjegjësinë sepse funksionimi i një klubi ekziston pozitivisht atëherë kur drejtuesit e saj marrin përgjegjësinë. Përgjegjësia vjen nga lart, jo nga poshtë siç kërkohet shpesh herë. Vjen nga ne përpara, sepse jemi ne që vendosim për futbollistët.
– Sa ka ndikuar kjo periudhë pushimi për të qartësuar idetë e juaja dhe a do të presim ndryshime në skuadër? Kam thënë që skuadra ka nevojë për pëmirësim. Kemi momente në lojë që nuk sillemi siç duhemi, reagojmë me vonesë, kemi disa pauza në pjesën e lojës që duhen rikuperuar sepse ato na sjellin shumë defiçitet në fazën ofensive dhe difensive të skuadrës. Pra, kjo gjë duhet përmirësuar dhe kjo nuk arrihet me fjalë, por me orë pune. Duhen ditë stërvitje dhe muaj stërvitje që kjo gjë të përmirësohet. Se sa kemi arritur dhe sa do arrijmë, çdo gjë do të pasqyrohet në fushën e lojës.
– Ndryshime? Momenti i ndryshimeve është në varësit të mungesave që kemi dhe performancës së lojtarëve në fushën e blertë. Ka momente që jo të gjithë janë në një ditë të mirë, ka momente që duhen të marrë vendime të tjera.
– Pauzat janë si shkak i gjendjes fizike? Jo, janë shkak i gjendjes mendore. Pra janë te koka e futbollistit, qëndrim në tranzicion i themi ne në futboll dhe këto janë shumë të dëmshme për një skuadër. Ekipi kundërshtar fiton kohë dhe merr hapësirën që kërkon.
– Cili është objektivi kryesor i Tiranës? Nuk e ve fare në dyshim objektivin për titull kampion. Besoj se ne do shkojmë përpara për të shkuar te titulli. Se sa do të arrijmë, ne kemi për detyrë të japim maksimumin si unë, ashtu edhe lojtarët sepse ne nuk kemi rezultatin në dorë. Pas atij maksimumi kemi mundësi t’i marrim ndeshjet.
– Sa vlejnë dy ndeshjet e fundit për Tiranën? Janë ndeshje që vlejnë 6 pikë dhe mungesa e këtyre pikëve në shtëpinë tonë, jep diferencën me kundërshtarët.
– Merkato? Është shumë herë për të folur për merkaton. Kemi dhe 6 ndeshje për të luajtur. Besoj se nuk ka skuadër në botë që s’do të përmirësohet. Por, për momentin duhet të jemi të përqëndruar në ndeshjet e radhës.