Jugen Celhaka: “I lumtur për akvitizimet, mungesa ftesës nuk më demoralizon”

Mesfushori 18-vjeçar I Tiranës, Jurgen Celhaka prezent në konferencën për shtyp krah trajnerit Julian Ahmataj u shpreh i lumtur për aktivizimet dhe besimin e trajnerit, por gjithashtu shprehet se nuk e demoralizon aspak mungesa e ftesës nga U-21, por e “detyron” të punojë më tepër për tu rritur.

Jurgen që nga fillimi keni luajtur shumicën e ndeshjeve titullar. Si e keni ndjerë veten?

Është dicka e re pasi sezonin e kaluar nuk mora minuta, thuajse fare. Besoj këtë sezon kam bërë ndeshje të mira dhe sigurisht që dua të marr më tepër aktivizime pasi jam nderë mirë si moralisht ashtu edhe fizikisht.

Ju vjen keq që nuk morët ftesë nga Kombëtarja U21?

Nuk më takon mua të flas për këtë çështje. Detyra ime është të punoj fort dhe të bëj më të mirën në çdo ndeshje. Sigurisht që më vjen mirë që ftesa erdhi për Ismajlgecin. Besoj do të jetë çështje kohe.

Keni fituar konkurrencën me disa lojtarë kryesore të skuadrës…

Është e vertë pasi edhe ata më kanë ndihmuar shumë për tu rritur. Megjithatë koha do ta tregojë pasi sigurisht jam i bindur që më duhet më tepër punë.

E keni vënë re aspektin që Tirana luan mirë por nuk arrin ta menaxhojë rezultatin si duhet ndaj Flamurtarit dhe ndaj Teutës. Përse krijohen këto situata?

Mendoj që kemi pasur mundësi shumë të mira për ti mbyllur këto ndeshje. Kështu mund ta demoralizonim kundërshtarin duke e vrarë ndeshjen dhe për ne krijohet një armë më e fortë psikologjike.

Me Ahmatajn trajneri si ndiheni, më mirë në fushë?

Edhe me profesor Memën jam ndjerë mirë, dhe profesor Ahmataj jam shumë mirë më jep shumë besim dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm

Cfarë do të thotë për ju mungesa e tifozëve?

Për ne është një mungesë e madhe dhe kjo do të jetë një minus, por duhet të punojmë më fort për ta fituar ndeshjen. Tifozeria jonë është e shumtë në numër.

Është parë që keni një ngërç psikologjik. Nga se vjen, nga presioni i madh për titullin?

Nuk mendoj se kemi pasur ngërç psikologjik, thjesht edhe fati nuk ka qënë në anën tonë dhe shpresoj ta rregullojmë në ndeshjet në vazhdim.