Ndeshja e nesërme? Ndeshja me Skënderbeun është ndeshje nga të vështirat dhe meriton respekt. Tirana futet për fitore. Nuk e njoh mirë Tiranën e vjetshme, pasi ka ndryshuar shumë lojtarë, ka ndryshuar edhe trajnimi. Lojtarët janë të rëndësishëm dhe kushdo që luan me mua është mirë.

Atmosfera? Lojtarët me eksperiencë kanë meritat e tyre dhe kemi një atmosferë pozitive. Në ndeshjet ndaj Skënderbeut, shifrat flasin vetë edhe një skuadër që ka bërë histori me lojtarë cilësorë dhe meriton respekt.

Tifozët? Mua më mjafton respekti me tifozët në fushë dhe nuk kam krijuar marrëdhënie jashtë fushe me tifozeritë e tjera. Më mjafton të jap maksimumin dhe respektin në fushë. Pretendohet që të tregojmë vlerat në fushë dhe jo me fjalë.

SHPËRNDAJE