Gent Muca: “Jemi solid, luajmë shanset tona”
Në konferencën për shtyp, krah trajnerit Emanuel Egbo ishte dhe kapiteni i skuadrës, Gentjan Muca. I pyetur nga gazetarët vendas por edhe ata shqipëtarë që kanë udhëtuar drejt Tbilisit, ai u shpreh optimist dhe beson që harmonia e grupit do jetë pika e fortë për synimin e kualifikimit.
Genti, pas pandemisë si është situata në skuadër?
Ishte nje kohë e vështirë për të gjithë botën. Qëndruam 2 muaj në shtëpi çka është një periudhë e madhe. Qëndrojmë një javë dhe na dëmton. Megjithatë jemi rikthyer, arritëm të fitonim dhe kampionatin dhe situata në skuadër është shumë e mirë.
Nëse Tirana e ka eleminuar një herë Dinamon, përse mos të ndodhi sërish?
Kohët kanë ndryshuar dhe nuk mund ti referohemi të shkuarës. Sot jemi këtu edhe duhet të bëjmë më të mirën tonë për tu kualifikuar përsëri. Mundësitë janë dhe duhet ti shfrytëzojmë ato.
Si është gjëndja në skuadër para sfidës së nesërme?
Situata është shumë e mirë, optimale. Grupi është i bashkuar. E kemi përgatitur këtë ndeshje gjatë fazës tonë por jo vetëm. E kemi ditur që Champions është një përballje shumë e fort por ndërthurja e lojtarëve me eksperiencë me ata të rinj, do të jetë në favor për nesër dhe të ardhmen.
Mendon që skuadra duhet ti kushtojë më shumë rëndësi mbrojtjes apo fazës së sulmit?
Duhet të jemi në ekuilibër. Ta mbështesim njëri-tjetrin në fushë the të jemi sa më kompakt. Kështu do ta bëjmë punën më të vështirë kundërshtarit.