Florent Hasani | Press Conference 13/09/2023 Tirana-Skënderbeu

Në prag të ndeshjes Tirana-Skënderbeu, sulmuesi Florent Hasani doli para mediave dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për takimin, merkaton dhe sezonin e ri.

Përballja me Skënderbeun. Sa gati është Tirana për këtë sfidë? jemi gati sepse kemi pasur kohë për t’u përgatitur maksimalisht. Kemi përmirësuar gabime. Do të jetë ndeshje e vështirë sepse Skënderbeu ka bërë ndeshje të mira. I kemi analizuar në detaje dhe shpresoj t’o zbatojmë.

Si është atmosfera në ekip? Atmosfera te Tirana është dhe ka qenë gjithmonë shumë e mirë. Jemi ekip që luftojmë vetëm për pozita të larta dhe rezultate pozitive.

Mbyllja e merkatos? Jam i qetë sepse ka qenë kohë stresues për mua dhe tani do të jem 100% i përqendruar këtu. Ka pasur disa tratativa për mua, por nuk është realizuar dhe tani jam i përqendruar me ndeshjet dhe shohim në të ardhmen nëse ndodh diçka.

Skënderbeu në vendin e parë? Skënderbeu është ekip me lojtarë cilësorë. Ka bërë dy ndeshje të mira dhe shpresoj të bëjnë maksimumin.

Skënderbeu? Është ekip cilësor dhe ka bërë dy ndeshje të mira e duhet vlerësuar maksimalisht. Shpresoj të marrim rezultat pozitiv dhe nëse shënoj me shumë do të kemi më shumë rezultate.

Objektivat e Hasanit? Të them të drejtën nuk kam vendosur objektiva personale. Shpresoj në rezultate pozitive të ekipit dhe normalisht që nëse shënoj më shumë se vitin e kaluar, do të jetë sukses për mua”, tha Hasani.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App