Erjon Xhafa: Ky grup lojtarësh mund të bëjë më shumë

Erjon Xhafa ka marrë prej pak ditësh rolin e zëvendëstrajnerit te Tirana. Sot, 36-vjeçari ka folur për mediat rreth rikthimit te tij tek bardheblutë. Ish-mbrojtësi ka qenë pjesë e Tiranes në sezonin 2007-2008.

Keni ardhur te Tirana në një moment delikat
E vërtetë është, delikat është për pikët që ka Tirana. Shpresojmë të dalim sa më shpejt nga kjo situatë. Kam ardhur të ndihmoj sadopak me kontributin tim dhe me eksperiencën time profesor Ardin. Shpresoj të jem futur me këmbën e mbarë.

Si ju dukjet ambienti, tani që riktheheni pas shumë vitesh?
Shumë ndryshe, pasi kur kam qenë pjesë e Tiranës objektivat kanë qenë për të dalë kampionë, jo për të mbijetuar. Sërish mendoj se nuk është ky objektivi real. Me disa ndeshje të mira klasifikimi ndryshon”.

A e ka forcën kjo skuadër për të bërë kthesën?
Besoj se po, pasi ky grup lojtarësh është ai që ka kaluar në avantazh me Partizanin. Shpresoj që të lirohemi në aspektin psikologjik, pasi ky grup lojtarësh mund të bëjë më shumë.

Erjon Xhafa
Erjon Xhafa
Erjon Xhafa
Erjon Xhafa
Erjon Xhafa
Erjon Xhafa

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App