Emmanuel Egbo: Është ndeshja e rradhës për ne

Ecuria pozitive? “Nuk ndryshon asgjë, është ndeshje e radhës për ne. Do futemi në lojë, si në çdo ndeshje që kemi bërë deri tani. Është e njëjta ndeshje si me të tjerat”.

Sa ndihet entusiazmi? “Lojtarët janë të qetë, nuk është ndeshja e parë që lojtarët luajnë një derbi. Lojtarët janë me këmbë në tokë dhe do japim maksimumin në fushën e lojës”.

Nga Partizani te Partizani, çfarë ka ndryshuar? “Ka ndryhsuar që lojtarët kanë fituar ndeshjet duke dhënë më të mirën e tyre. Ka vetbesim, ka harmoni dhe ka shumë gjëra pozitive. Çunat nëse futen në fushë dhe japin maksimumin do marrim atë që meritojmë”.

Ju nuk keni meritë vetëm Zoti ka? “Zoti ka meritën e parë. Zoti është ai që të bën ty të mendosh në mënyrën e duhur. Nëse nuk e ke Zotin në krah, gjërat nuk bëhen ashtu siç do ti. Veprat e tij nuk krahasohen me veprat e njerut. Nëse jep më të mirën, Zoti do shohë dhe do të japë atë që do ti”.

Frikë? “Frikë nuk kemi. Mendoj vetëm për ekipin tim. Nëse japim atë që kemi bërë deri tani do marrim maksimumin”.

Fitorja ndikon në rrjedhën e kampionatit? “Kampionati është ende shumë i gjatë. Ka edhe shumë ndeshje. Ka vetëm tre pikë kjo ndeshje. Tre pikë janë në çdo takim. Normalisht që te morali ndikon, por skuadra e ka krijuar mentalitetin tashmë”.

Kale dhe Torasa, gjendja e ekipit? “Mendoj që çunat do jenë gati deri nesër. Çdo lojtar brenda ekipit është i rëndësishëm.”

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App