A mund të jetë fitorja në derbi një kthesë për Tiranën?

Sigurisht po. Është pyetje me vend. Do të japë një impuls tjetër në vazhdimësinë e kampionatit. Është një avantazh dhe motiv për lojtarët që të japim 100% në ndeshjet në vazhdim.

Flamurtari një kundërshtar me shumë probleme, por që ndeshjen e kaluar iu barazoi…

Jo vetëm që na ka marrë neve pikë, por Flamurtari nuk është ekip i vogël në kampionatin shqiptar. Të gjitha ekipet janë aty aty, edhe ato që janë në vendin e fundit. Flamurtari na ka marrë pikë ne, i ka marrë Partizanit, Bylisit. Nuk është ekip i vogël. Janë lojtarë me përvojë që kanë luajtur në kampionatin shqiptar si Sukaj, Gocaj, etj.

A i druheni ndonjë surprize në këtë ndeshje?

Nuk është se i druhem surprizave, në qoftë se çunat do futen në fushë dhe do luajnë siç kanë luajtur kundër Partizanit, me përqëndrim thjeshtësi dhe dublim. Nuk besoj se do të kemi shumë problem. Duhet të shohim veten tonë, nuk duhet të merremi me kundërshtarët.

Në këtë ndeshje, Tirana është pa sulmuesit kryesorë. Nga kush e prisni golin?

Gol mund të shënojë çdo lojtar. Nuk janë vetëm sulmuesit ata që shënojnë. Nuk është vetëm mbrojtësit që mbrojnë. Mbron gjithë ekipi bashkë dhe sulmojnë të gjithë së bashku.

Sa të rëndësishme janë këto 2 ndeshje për vazhdimësinë e Tiranës?

Normale, ne do i marrim ndeshjet një nga një. Do mbarojmë ndeshjen me Flamurtarin, më pas do flasim për sfidën ndaj Laçit. Është shumë e rëndësishme që të fitojmë dhe të jemi brenda objektivave që kemi vendosur në fillim të sezonit. Një fitore ndaj Flamurtarit do na mbajë aty ku duhet të jemi.

Ke shumë vite te Tirana, sipas mendimit tënd, çfarë i duhet skuadrës për të fituar titullin?

Duhet që lojtarët të jenë më shumë grup. Nuk kanë vlerë emrat, në qoftë se nuk janë të bashkuar, nuk merren vesh njëri me tjetrin. Do jetë e vështirë gjithmonë. Vetëm kjo mungon. Duhet shpirti i garës, duhet të luajnë në fushë si vëllezër, ta orientojnë njëri-tjetrin. Kjo është më e rëndësishme.

Kush është sekreti i Egbosë që lojtarët kënaqen edhe në stërvitje këto ditë?

Nuk ka shumë sekrete brenda. Unë e kam thënë edhe më përpara që lojtarët duhet të vijnë në stërvitje të lumtur. Në punë kur shkohet me pasion, jem 100%. Kush vjen në stërvitje, duhet të vij për t’u stërvitur, dhe kur të ikë, të ketë mësuar diçka.

Duhet të përmirësohet diçka nga ana sportive në lidhje me derbin?

Kam folur edhe me lojtarët, kur ekipi fiton, nuk shikohen gabimet që bëhen në ndeshje. Kemi bërë më pak gabime se Partizani ndaj fituam. Duhet të mundohemi t’i menaxhojmë dhe t’i korrigjojmë gabimet që bëmë në derbi.

Di Mateo e fitoi Champions-in me Çelsin si i trajneri i përkohshëm. Egbo mund ta fitojë titullin me Tiranën?

Do flasim, duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një. Pastaj të shikojmë gjatë rrugës si do të shkojë. Emanuel do të thotë “Zoti me ne”. Këtë e pashë në ndeshjen ndaj Partizanit, Zoti ishte me ne. Zoti na ka parë nga sipër, prandaj kemi fituar atë ndeshje.

SHPËRNDAJE