Emanuel Egbo: Jemi gati për kampionatin

Si ka shkuar faza përgatitore?

Faza ka shkuar shumë mirë në pritshmëritë tona. Mendoj se ekipi është gati për kampionatin. Jemi në 100 % si në tre ndeshjet e fundit.

Bylisi?

Çdo ndeshje është e vështirë. Nuk ka më ndeshje të lehta, edhe me ekipin e fundit të tabelës kanë interesat e veta, dhe duan të tregojnë diçka. Kemi ndeshje direkte nesër. Një fitore do të ishte shumë e mirë për ekipin.

Merkato?

Ne e dimë që kemi nevojë për përforcime sidomos në mbrojtje. Klubi po punon për përforcime dhe ka ende kohë deri në fund dhe mendoj se do kemi një përforcim për të kompletuar ekipin.

Pika me e fortë e Bylisit?

Kam qenë atje, është një ekip që gjithmonë në fushë luajnë të bashkuar dhe kanë çunat të rinj që duan të tregojnë se çfarë mund të bëjnë. Është një ekip shumë i fortë si brenda edhe jashtë.

Obkjetikvat?

Në shpresojmë, të marrim sa më shumë fitore, llogaritë bëhen në fund. Objektivi është ti marrim ndeshjet një nga një. Këtë ka vendosur edhe klubi për ne. Mendoj se kemi pasur ndryshime në ekip dhe do të kemi edhe në vazhdim. Duam të vazhdojmë ritmin që e lamë në fund të vitit të kaluar.

Doni përforcime në ekip?

E kam thënë që kemi nevojë, dhe klubi po punon për këtë nuk është se po rrinë duar kryq. Në janar është e vështirë që të gjesh një lojtar të mirë, mund të ketë shumë të mirë, por jo për Tiranën.

Të dëmtuarit?

Hasani mund të kthehet për një javë ose një javë e gjysëm. Dunga ka kryer një operacion dhe mund të kthehet në shkurt.