Ndeshja me Laçin – Të futemi në fushë me motivim të lartë. Jemi pranë objektivit që ka vendosur klubi në fillim të edicionit si dhe për vazhdimësinë për vitin e tjetër.

Krahasimi me Partizanin dhe Flamurtarin – Nuk është se e nënvlerësuam Flamurtarin. Me ta ishte ndryshe nga Partizani. Flamurtari luante me 10 lojtarë në prapavijë, kurse me Partizanin ishte lojë e hapur. Çdo ndeshje ka specifikën e vetë. Çunat janë gati, ndeshjen duhet ta vlerësojmë maksimalisht.

Rikuperimi i Ngo – Kemi pak probleme nga infermieria. Mendoj se ekipi është gati. Rëndësi ka të kemi shpirtin e garës nesër.

Sfidat e vështira në fushën e Laçit – Gjithmonë janë agresivë në shtëpi. I kemi gjithmonë në fokus. Do të japim 100% tonë.

A do ta pranoje rolin e trajnerit pas kësaj ndeshjeje – Nuk e di pse ma bëni këtë pyetje. Të mbarojmë ndeshjen dhe flasim me klubin. Unë e kam marrë vendimin. Jam në dispozicion të klubit më të madh në Shqipëri. Jam gati të jap 100%.

Keqardhje nëse nuk e drejton më tej Tiranën – Nuk më vjen keq në asnjë moment. Siç thashë, jam gati në çdo moment dhe situatë për të marrë detyrat që më ngarkon klubi.

Motivimi i skuadrës duke kujtuar fitoren 1-3 në fushën e Laçit – Është motivim më tepër. Edhe para ndeshjes me Partizanin thuhej se do të humbisnim me shumë gola se kishim 4-5 ndeshje pa fitore. Skuadra e ka në dorë. Atë ndeshje lojtarët e fituan vetë. Janë gati të japin 100%.

Skemë për të ndaluar Nuabuezen – Atë do ta diskutojmë me djemtë. Është sulmuesi më i mirë në kampionat. Ka shumë aspekte të mira si futbollist.

I kënaqur me një barazim – Çdo rezultat është i pritshëm, janë 3 rezultate brenda. Rëndësi ka të marrim maksimumin.

Eksperiencë e pakët si trajner – Nuk e di si mund ta japë përgjigjen. Nuk është se jam pa eksperencë. Kam që në 2013-2014 që kam marrë licenë për të stërvitur portierët dhe ekipe. Duhet staf i kompletuar. Klubi ka nevojë për një staf të kompletuar.

SHPËRNDAJE