Egbo : Respektojmë kundërshtarin, objektiv kalimi i turit

Trajneri bardheblu vlerëson kundërshtarin në Champions, duke theksuar faktin se janë në aktivitet, duke theksuar se gjithashtu shprehet që Tirana është ende në merkato dhe po punon të afrojë lojtarët e duhur për realizimin e objektivit, që është kalimi i turit.
“Të gjitha skuadrat që kanë dalë kampione këtë sezon janë ekipe shume të forta. Ne do të luajmë në transfertë dhe jo në Tiranë. Vështirësia rritet edhe më tepër. Ne kemi luajtur ndaj Dinamos kur unë isha futbollist. Kjo ka shumë kohë, por përsë janë një kundërshtar për tu respektuar.
Ata janë të avantazhuar pasi janë në aktivitet. Kjo është një armë plus për ta. Fakti që ata janë në vendin e parë u jep gjithashtu besim nga ana psikologjike. Mirëpo, unë kam ndjesi shumë të veçantë pasi jemi kualifikuar një herë dhe mund ta bëjmë përsëri. Jemi në merkato për të marrë lojtarët që na nevojiten dhe për të realizuar objektivin që ne kemi,” tha Egbo.

Powered by Live Score & Live Score App