Egbo: “Objektivi im është mbarëvajtja e ekipit”

Pas fitores me Bylisin që i siguroi skuadrës vendin në finalen e Kupës së Shqipërise, trajneri Emannuel Egbo u shpreh përpara kamerave si më poshtë:

“Me këtë ndeshjen e sotme kemi arritur të bindim se ndeshja e parë nuk është lënë nga ne. Mendoj se me këtë ndeshje ju mbyllëm gojën gjithë atyre që na sulmuan. Shënuam dy gola në të parën dhe e dinim që Bylis do sulmonte ndaj mbajtëm ekipin shkurt. Prisnim që të gabonin për të kundërsulmuar që të shënonim të tretin.
Ndryshimi mes dy ndeshjeve?
Kemi qenë më të freskët sot. Shihni ndeshjen dhe lojtarët kundërshtarë. Ndeshja ka qenë e vështirë dhe vapa bën të vetën, shihni Ismajlgecin që u dëmtua nga loja e fortë. Ne kemi tentuar ta shpjegojmë por nuk na merr parasysh njeri. Nuk e kuptoj pse thoni se ne do ia linim Ballshit.
Jeni I kënaqur me finalen?
Nuk kam objektiva personalë, kam objektivin e klubit. Çdo sezon Tirana duhet të fitojë Kupën dhe kampionatin. Objektivi im personal është sesa mirë do ecë ekipi. Një arritje për gjithë klubin. Edhe në finale të japim 100 përqind për të marrë Kupën.
Ndeshje perfekte, lojtarët e së ardhmes?
Kam thënë, lojtarët që kemi në këtë moment po dublojmë dhe menaxhojmë. Do mendojmë në fund të kampionatit sesi do e vendosim ekipin për sezonin që vjen. Në çdo ndeshje shohim se cili lojtar është gati për 90 minuta.
Rekordi për dy trofe?
Nuk kam asnjë objektiv, nuk shoh statistika. E lë çdo gjë në dorën e Zotit. Ne japim maksimumin dhe presim atë që na jep Zoti. Nuk jam I mendimit se duhet të thyej statistikat.
E ardhmja dhe merkato?
Nuk është gjëja që duhet ta flasim jashtë. Shumica e lojtarëve është edhe për sezonin tjetër. Lojtarët që nuk do rinovojnë ose largohen nuk do jetë pjesë, secili sheh punën e vet. Ata që na kanë sjellë deri këtu duhet të jenë në klub.