Egbo: “Ndeshja e rradhës, të japim maksimumin tonë”
Trajneri Emanuel Egbo, në konferencën për shtyp në prak të sfidës së të Premtes ndaj Partizanit, është shprehur optimist për gjëndjen e skuadrës dhe beson që nëse djemtë e tij do të japin maksiumin në fushën e lojës, rezultati pozitiv nuk do të mungojë.
Luhet derbi, a do futeni në fushë për fitore?
E kemi përgatitur si ndeshjen e rradhë. E dim mirë që është derbi i funditi këtij sezoni.
Mendoj që e kemi përgatitur siç duhet dhe mbetet vetëm për tu futur në fushë e për të dhënë maksimumin tonë. Shpresojmë ta marrim atë rezultat që na duhet e na takon.
Cfarë duhet të bëjë ndryshe Tirana për të shmangur humbjen e tretë?
Ne do të futemi në fushë të fokusuar për të marrë rezultatin e duhur. Ti bëjmë hyzmetin dhe Zoti do na shpërblejë punën tonë.
Më mirë derbi apo titulli?
Unë nuk jam tifoz. Jam fokusuar tek objektivi që ka kërkuar klubi në fillim të sezonit dhe me atë do vazhdojmë.
Si është situata në klub, pas mbledhjes së komisionit të etikës. A duhej të ishte klubi i Tiranës prezent sot?
Për atë punë klubi ka personat e duhur në dispozicion për të dhënë atë përgjigje. Ka president, ka drejt dhe menaxher. Janë ata që duhet të përgjigjen. Ne jemi brenda fushës dhe aty duhet të bëjmë punën tonë.
A ka ndikuar tek skuadra kjo situatë?
Jo nuk e besoj. Ajo ndeshje ka mbaruar. Klubi dhe Federata e vazhdojnë këtë gjë. Ne merremi vetëm me fushën.
Cfarë ndodhi me Kukësin…
Është ndeshje që ka përfunduar dhe nuk dua ta kujtoj. E kemi analizuar brënda skuadrës dhe e dimë çfarë ka ndodhur. Duhet ta rikuperojmë ndeshjen e nesërme.
Dy lojtarë pozitivë tek Partizani, i trembëni një infektimi?
Nuk është hera e parë. Nëse dy lojtarë janë infektuar të izolohen. Nuk kemi përse të kemi frikë, por vetëm kujdes. Nuk është hera e parë që ne ndodhemi në këtë situatë.
Ju si trajner, ka ndonjë vlerë më të madhe?
Na nevojiten vetëm tre pikë në këtë ndeshje. Nuk ka sfidë personale për mua. Mendja ime është vetëm ta coj klubin përpara. Nga ana personale nuk kam asgjë tjetër pasi unë jam punonjës klubi.
Derbi i fundit është fituar 5-1, ku ndryshon sfida e nesërme nga ajo e Shkurtit?
Është derbi i fundit dhe për ne është ndeshja e rradhës. Nuk na intereson asgjë tjetër veçse të marrim rezultatin në na shërben.
Barazimi do të ishte i kënaqshëm?
Brenda ndeshjes ka tre rezultate, por ne duhet të marrim atë që është më i rëndësishmi për ne.
Do ishit më të qetë po ta kishit siguruar më përpara matematikisht?
Unë ek am thene që ndeshjet duhet të merren një nga një dhe në fund të bëjmë llogaritë. Kështu që në fund od bëjmë llogaritë tona.
Pa dalë tek llogarisë, me Flamurtarin dhe Bylisin në fund. Është një ndeshje që mund ta sigurojë titullin?
Nuk mund të them asgjë. E rëndësishme të japim maksimumin dhe nëse e japim atë do marim rezultatin e duhur. Duke I bërë hyzmetin si duhet ndeshjes, rezultati do të vijë.
Në paralezimëm me Rostov, do donit Partizanit e plotë apo një Partizan të cunguar?
Ajo nuk është puna ime. Ka një rregullore e cila parashikon që ndeshja vazhdon. Nëse ka të infektuar, ata duhet të izolohen dhe kampionati fillon. Si Partizani dhe Tirana ka lojtarë të U19 pjesë të organikës. Ata që janë të gatshëm për tu futur në fushë janë futbollistë të Tiranës dhe Partizanit.