EGBO: “Jemi te bashkuar. Deri në fund bashkë dhe të përqëndruar…”
Pas përfundimit të ndeshjes FK Partizani-KF Tirana, që u zhvillua ne stadiumin “Air Albania” , një sfidë që u mbyll me një barazim 1-1, trajneri Emmanuel Egbo u shpreh për mediat si më poshtë:
1 gol dhe shpërdorim rastesh? Ndeshjet janë drejt fundit dhe shumica e ekipeve janë në ankth për fundin dhe ndeshjet e mbaruara, pikët janë në lojë. Ndeshja e sotme bëri të vetën do shumë karikim dhe motivim. Ne vijmë nga dy humbje dhe ka ndikuar në vetëbesimin e lojtarëve. Duhet të jemi të kënaqur që barazuam në fund.
Lëvizjet e stolit shumë vonë? Ndërrimet duhet ti bëjmë kur duhet, jo gjatë lojës. Bëjmë dy sulmues dhe heqim lojtarët në krah. Për këtë kemi punuar. Muçi pranë Ngoo dhe përfitim nga sponda. Gjë që sot ai e bëri.
6 pikët e kampionit I shihni pranë? Kemi ndeshje në Kupë dhe do shohim për kampionatin. E kemi në këmbët tona titullin dhe nuk presim dhurata nga të tjerët. Do hyjmë në fushë dhe në fund të kampionatit do bëjmë llogaritë.
Besoni që ekziston bashkëpunim dhe a jeni të bashkuar në këtë finish sezoni? Jemi të bashkuar dhe ndaj rrimë deri në fund bashkë dhe të përqëndruar për barazimin sot. Të gjithë, dhe lojtarët me eksperiencë janë bashkë për këtë takim dhe pikë që na takon. Pas Kukësit iu thashë çunave që kemi besim për të përfunduar atë që kemi nisur. Edhe çunat që janë jashtë loje janë bashkë. Ne e kishim ndeshjen duke na ikur nga duart por ia dolëm. I falenderoj djemtë që nga I pari te I fundit.
A meriton Muçi më shumë minuta? Nuk e kam peng sepse nuk ka qenë në formëne duhur nga dëmtimi. Jemi duke e futur tani sepse po vjen në formën e duhur. E kemi aktivizuar me U19 dhe po bën mirë.