Egbo: “Ekipi ka krijuar personalitet dhe mentalitet fitues.”

Trajneri Emmanuel Egbo u shpreh i kënaqur nga ajo çfarë skuadra e tij dha në fushën e lojës, duke deklaruar:  

“Aq lojtarë kishim, aq mundësi kishim për të bërë ndërrime. Nuk kishim çfarë të bëjmë. Aq mund të jepnim brenda fushës. Lojtarët e rinj nuk kishim mundësi për t’iu bashkuar ekipit. Ekipi ka nevojë për lojtarë.
Ekipi ka fituar besim jashtëzakonisht të lartë. Ka krijuar një personalitet dhe mentalitet fitues. Kemi tentuar deri në momentin e fundit për të ndryshuar fatin. Jam krenar çfarë kanë dhënë lojtarët, për të ndryshuar rezultatin.
Rastet e humbura – Jemi njerëz, jemi mërzitur. Diçka normale. I kam thënë çunave që nuk duhet mërzitur. Kështu e ka vendosur Zoti që do të ndodhë. Nuk jam mërzitur fare, jam shumë i kënaqur. Jeta vazhdon. Do të luajmë fatet tona, në Ligën e Europës. Me kismet të Zotit mund të futemi në grupet e Ligës së Europës”, u shpreh Egbo.