Bruno Lulaj | Press Conference 17/09/2023 Kukësi-Tirana

Bruno Lulaj foli para mediave në prag të ndeshjes kundër Kukësit. 

Fitorja me Skënderbeun? Ishte fitore morali që na dha shtysë për vazhdimësinë që të vazhdojmë me performanca të mira dhe të vazhdojmë sërish kundër Kukësit.  

Rikthimi pas pezullimit? Jam i lumtur që jam kthyer në dispozicion të skuadrës dhe trajnerit, ishte një periudhë jo e mirë për mua për shkak të dënimit pasi më la pak mbrapa, por shyqyr zotit mbaroi çdo gjë. 

A ishte i merituar dënimi? Nuk jam unë për të gjykuar nëse dënimi im ishte i drejtë apo jo, për mua nuk ishte i drejtë por gjithsesi personat e tjerë e dinë më mirë. Çdo ndeshje futemi për ta fituar ashtu siç i ka hije ekipit të Tiranës dhe nuk është se e mendojmë fare punën e finales së katërt.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App