Te Shtunen, e rradhes ne shtepi perballe Skenderbeut. Ejani ne stadium te mbeshtesim skuadren per te marre nje tjeter trepikesh.

Klubi ka vendosur te ule cmimin e biletes ne tribunen “karshi”. 200 leke (te reja) kushton hyrja per kete ndeshje.

Per te shmangur rradhet tek biletaria, dyert hyrese ne stadium, ju ftojme te mos vini ne momentin e fundit. Biletat do kontrollohen elektronikisht, proces qe mund te krijoj rradhe ne minutat e para ndeshjes. Biletat mund ti gjeni prane stadiumit “Selman Stermasi”, prej ores 10:00-18:00.

Shishet plastike dhe mjetet e forta do te jene rreptesisht te ndaluara. Cdo akt josportiv denon tifozet, ekipin, klubin per nje sezon ku duhet te jemi te gjithe perkrah njeri-tjetrit.

Ne menyre te perseritur kerkojme vetem mbeshtetje dhe asnje shishe plastike apo mjet piroteknik te hedhur ne fushe.

Te shtunen Tirana – Skenderbeu, ora 16:00, vetem bardheblu!
Biletat ne shitje nga dita e Enjte!
➡️ Tribuna A,B – 1000 Lekë të reja
➡️ Tribuna D, E, F, G – 200 Lekë të reja
➡️ Tribuna C, H (Sektori Mik) – 300 Lekë të reja

SHPËRNDAJE