Batha: “Shiriti i kapitenit, përgjegjësi. Hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin.”
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes KF Tirana-Crvena Zvezda, ka folur kapiteni I bardhebluve, Idriz Batha. Mesfushori e ka cilësuar si një duel të veçantë, ndërsa shprehet se do japin maksimumin në shtëpi.
Prapavijë etnike, politike, emocionale, si e keni përjetuar? Nuk e shikoj fare si një luftë politike apo si thoni ju, është një ndeshje futbolli për ne. I vlerësojmë për atë që kanë bërë dhe do hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin dhe shijojmë ndeshjen edhe pse nga vlerësimet që janë bërë jemi inferior.
Shiriti I kapitenit? E ndiej që kam përgjegjësi për skuadrën dhe kam provuar ta mbaj këtë shirit, nder dhe privlilegj për mua. Kënaqësi e veçantë.
Peshë tjetër nga ajo me Dinamon e Tbilisit? Çdo ndeshje ka peshën e vet, përpara kësaj ndeshje ishim fokusuar te ajo ndërsa tani te Crvena sepse vështirësia rritet. Luajmë në shtëpi dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën.
Ndihet presioni? Jemi munduar që të mbajmë presion larg.
“Vrasës I të kuqve” edhe në derbi, nesër sërish ndaj të kuqve? Shpresoj që të fitojmë nesër pastaj pak rëndësi ka se kush e shënon golin e fitores.