Bardheblutë zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para takimit me Besëlidhjen
Skuadra ka zhvilluar sot në kompleksin “Skënder Halili” seancën e fundit stërvitore, në prag të ndeshjes së kthimit për Kupë që do të luhet ditën e Mërkurë në orën 16:30 në Lezhë përballë Besëlidhjes.
Përballja e parë e luajtur në “Selman Stërmasi” përfundoi me shifrat 5-1 në favor të bardhebluve.
Për këtë sfidë, trajneri Emanuel Egbo, duke u nisur nga rezultati i ndeshjes së parë dhe transfertës që skuadra ka ditën e Dielë ne Korçë, ka menduar rrotacionin.
Një pjesë e mirë e titullarëve pritet të jenë në stol ku më tepër minuta do ti jepet futbollistëve që janë aktivizuar më pak gjatë kësaj periudhe.