Ardit Hila | Press Conference 02/10/2023 Tirana-Laçi

Në prag të ndeshjes që skuadra jonë luan ndaj Laçit për javën e 7 të Superiores, Ardit Hila foli para mediave.

“Vijmë nga një ndeshje që e humbëm me Erzenin dhe jemi përgatitur maksimalisht. Kohën e duhur e kemi pasur. E gjithë vëmendja ka qenë te Laçi. Shpresoj që ta fitojmë.

Atmosfera është shumë e mirë. Me lojtarët jemi njohur më shumë, sepse siç e dini kanë ardhur shumë lojtarë të rinj dhe shpresojmë që të bëjmë më mirë në të ardhmen.

Kam pasur minuta më shumë dhe jam ambientuar më mirë, sepse siç e dini në fillim nuk kam luajtur shumë. Pastaj u ambientova dhe me ekipin, sepse isha lojtar i ri siç erdha vjet. U ambientova me ekipin, me shokët e skuadrës. Pastaj goli është çështje ekipore.

Duke parë të gjitha ndeshjet mendoj se ekipet janë pak si përgjumësh. Mendoj se ndikon kjo “Final Four” sepse ekipet e kanë mendjen që ka dhe dy-tre faza të tjera deri në fund, pastaj janë dy-tre ndeshje në fund”.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App