
Ardian Mema: Duhet menaxhim dhe të jemi të thjeshtë
BARAZIMI NË VLORË – “E kam sqaruar edhe më përpara. Ishte fat i keq në Vlorë, nuk e justifikoj as veten dhe as lojtarët. Fati është pjesë e lojës. Ekipi ka vlera, mban topin, krijon raste. Kemi pësuar disa gola, që nuk duhej. Me Kukësin kemi pësuar gola të merituar nga kundërshtari. Ka keqardhje për pikët e lëna në Vlorë. Kampionati është i tillë. Ne kemi luajtur mirë me pjesën më të madhe të skuadrave. Futbolli nuk të fal po humbe përqendrimin”.
RIVALËT – “Pesë ekipe janë shumë të forta. Ne, Teuta, Kukësi, Partizani dhe Partizani. Edhe Laçi është ekip shumë i fortë, edhe pse fituam. Kanë lojtarë të mirë. Këto do jenë ekipet më të cilat do rivalizojmë. Do jemi në garë deri në fund me këto ekip. Harrova edhe Bylisin, që është një ekip me përbërje shumë të mirë. Janë lojtarë që kanë shumë dëshirë dhe mendoj se në çdo ekip që do të luajë atje do të ketë probleme. Ata të nxjerrin probleme dhe t’i fitojnë ndeshjet. Kanë shumë dëshirë dhe personalitet. Japin gjithçka për të fituar. Shkojmë atje për të marrë rezultat pozitiv, pro duhet shumë djersë. Duhet të japim çdo gjë në fushë”.
TRE TRANSFERTAT – “Të tria ndeshjet janë shumë të rëndësishme. Nëse i kalojmë këto, do dalin tre të tjera. Duhet të shohim ndeshjen e radhës dhe ta menaxhojmë si duhet, për të kapur rezultate pozitive. Kjo të sjell mundësi të ngjitet ekipi”.
GABIMET NË MBROJTJE – “Nuk është njëlloj si vjet. Kundërshtarët na sulmojnë dhe me cilësitë e tyre mundet të na shënojnë. Vjet kemi falur vetë, s’kishte nevojë të na sulmonte kundërshtari”.
RECETA E TITULLIT – “Nuk na mungojnë cilësitë për të dalur kampionë. Duhet menaxhim dhe të jemi të thjeshtë. Nuk dilet kampion po të bësh vetëm dy orë stërvitje. Thjeshtësia do na bëjë të qëndrojmë lart dhe të dalim kampion”.