🔹KF Tirana nis fushatën e abonimeve sezonale për tifozët bardheblu. Gjithashtu, çmimet e biletave për sezonin 2019-2020 janë paracaktuar. Aboneja do të jetë e vlefshme për të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë që KF Tirana luan si pritëse në stadiumin “Selman Stermasi”. Në total janë të paktën 20 ndeshje në impiantin bardheblu.

📩 Duke nisur nga data 19.08.2019, të gjithë tifozet e interesuar mund të kontaktojne në numrin e telefonit ‪+35544508858‬ (email: bileta@t-ticket.al) për të përzgjedhur vendin e tyre në stadium dhe aplikuar për tu pajisur me abone sezonale.

📥Duke paracaktuar çmimet e biletave, nxjerrë në shitje abonete sezonale dhe hapur sportelet e biletarise pranë stadiumit “Selman Stermasi”, klubi kërkon të lehtësoje sa me tepër hyrjen dhe akomodimin e tifozeve në shkallët e stadiumit për sezonin e ri futbollistik.

Çmimet e aboneve
Tribuna VIP – 50 000 Lekë të reja
Tribuna A, B – 15 000 Lekë të reja
Tribuna Tribuna D, E, F, G, C – 5 000 Lekë të reja

Cmimet e biletave sezonale
Tribuna A, B – 1000 Lekë të reja
Tribuna D, E, F, G, C – 300 Lekë të reja
Tribuna H (sektori mik) – 300 Lekë të reja

Cmimet e biletave ne ndeshjen Tirana – Partizani
Tribuna A, B – 2500 Lekë të reja
Tribuna D, E, F, G, C – 400 Lekë të reja
Tribuna H (sektori mik) – 400 Lekë të reja

SHPËRNDAJE