Portieri Visar Bekaj foli sot ne prag te ndeshjes se pare te kampionatit FK Kukesi-KF Tirana qe do te luhet diten e neserme ne Kukes. Lojtari u shpreh i gatshem per sfiden e neserme si edhe per rrugetimin e sezonit te ri. Ai u shpreh per te ardhmen, objektivat dhe grupin e lojes dhe rivalet.

E ardhmja – Do të jem te Tirana për të paktën edhe një sezon. Kam kontratë dhe do ta respektoj deri ditën e fundit.

Kampionati dhe objektivat – Çdo vit kampionati bëhet edhe më i vështirë këtu në Shqipëri. Tirana gjithmonë e ka synuar vendin e parë që të shpallet kampion.

Grupi i lojtarëve – Shpresoj që me këtë grup që kemi, me këto lojtarë që janë afruar së fundmi të kemi edhe më shumë përmirësim dhe të vazhdojmë më tej pavarësisht largimeve të shumta. Jemi duke u përshtatur me njëri-tjetrin edhe pse 70% i ekipit ka mbetur, ai 30% është duke u kuptuar mirë me grupin tjetër të skuadrës.

Rivalët – Të gjithë janë kundërshtarët e Tiranës, nuk ka kundërshtar të lehtë.

Largimi i Seferit? – Seferi është futbollisti më i mirë i kampionatit dhe do të jetë një mungesë e madhe nëse largohet, por kemi lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë shumë mirë.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App