Tirana nuk ka mundur te gjej serish fitoren e munguar ne shtepi perballe Teutes. Bardheblute jane ndalur ne nje barazim pa gola ne “Selman Stermasi” edhe pse kane provuar te luajne dhe te jene kerkues per te gjetur piket e plota. Ne pjesen e pare Tirana ka shenuar me ane te Turtullit por per gyqtarin anesor goli ka qene i parregullt per pozicion jashte loje te mbrojtesit. Bardheblute kane patur gjithashtu nje mundesi mjaft te mire me ane te Takut, por Kastrati i Teutes nuk ka lejuar topin te shkoj ne rrjete. Skuadra ka tentuar te mos dale pa tre piket nga kjo ndeshje duke qene kerkuese deri ne perfundim te ndeshjes por sulmuesit, si Ede po ashtu dhe Cisse nuk kane qene ne nje mbremje te mire per te gjetur golin. Pas ketij barazimi Tirana mbetet ne vendin e shtate ne tabelen e klasifikimit, me 31 pike te grumbulluara. Ndeshja e rradhes per bardheblute do te luhet te shtunen, ne oren 19:00, serish ne shtepi por kesaj rradhe perballe Lacit.

SHPËRNDAJE