Tirana – Laçi 0-1

Tirana ka zhvilluar ndeshjen e trete miqesore gjate fazes pergatitore ne kryeqytet. Bardheblute jane mundur nga Laçi me rezultatin 0-1. Ndeshja e zhvilluar ne stadiumin “Selman Stermasi” eshte zgjidhur nga goli i shenuar nga Ansi Nika ne minuten e 26 te takimit.

Ne kete ndeshje trajneri Ze Maria ka provuar te gjithe kontigjentin e lojtareve qe ka patur ne dispozicion duke mos i dhene rendesi rezultatit. Tirana ka rritur nivelin e lojes ne kete takim duke bere me mire se ne dy ndeshjet e para miqesore por serish ne fund humbja nuk eshte shmangur. Pas kesaj miqesore skuadra i ka dhene fund grumbullimit 2 javor ne periferi te kryeqytetit. Stervitja do te ule ritmin por serish bardheblute do te vijojne pergatitjet ne “Skender Halili”.