Te marten luhet finalja per 17-vjecaret bardheblu

Tirana U-17 pasi ka mundur Skenderbeun ne gjysemfinalet e Play Off, ka siguruar finalen e madhe per titullin kampion. Axhenda e kesaj ndeshje eshte bere zyrtare. Te marten bardheblute do te luajne perballe Shkendijes ne “Qemal Stafa”. Ky takim do te luhet ne oren 16:00. Skuadra e drejtuar nga trajneri Sulejman Mema ka nevoje per nje mbeshtetje te madhe per te fituar pas Kupes se Shqiperise edhe titullin kampion kete sezon. Hyrja per tifozet do te jete e lire.

image