Skuadra mbyll pergatitjet, grumbullohet ne periferi

Skuadra ka mbyllur sot pergatitjet ne “Skender Halili” ne prag te ndeshjes me Flamurtarin. Bardheblute kane zhvilluar seancen e fundit stervitore sot ne oren 13:00 per tu grumbulluar me pas ne periferi te kryeqytetit. Gjendja ne kampin bardheblu ne prag te cerekfinales se kthimit me Flamurtarit eshte mjaft e mire. Dorian Kerciku eshte rikthyer nga demtimi dhe pritet te jete i gatshem neser per trajnerin Daja. Mungesa te sigurta jane ato te kapitenit Ervin Bulku, Gentjan Muces, Elis Bakaj dhe Erjon Vucaj. Mbetet ne dyshim Argjend Malaj qe ka nje kontraktim muskular. Megjithate bardheblute kane ne organike lojtare cilesore per te zevendesuar ata qe mungojne. Trajneri i ka dhene sot futbollisteve direktivat e fundit ne fushe perpara nje takimi delikat qe duhet kaluar me sukses per te siguruar kualifikimin ne gjysemfinalet e Kupes se Shqiperise.

image