Shkelqim Muca: Kemi mentalitetin e duhur per ta nisur mbare

Ne konferencen per mediat para ndeshjes, trajneri i Tiranes Shkelqim Muca ka bere analizen e tij per 90 minutat e para perballe Terbunit. “Shorti na ka rezervuar dy transferta radhazi ne start, megjithate Tirana eshte nje skuader qe ka mentalitetin e duhur qe te luajne per fitore, ne cfaredolloj fushe. Jemi pergatitur dhe jemi gati, shpresoj qe ta nisim mbare kampionatin. Ne kemi nje kontingjent te plote, per te perballuar kete ndeshje. Pertej dyshimeve qe kishim deri dje, ishim te pergatitur per t’ia dale ne cdo lloj forme. Me behet qejfi qe luhet ne Puke, kjo skuader kishte te drejten qe te luante ne shtepi ne debutim. Bravo Terbunit dhe FSHF-se qe na kane shtuar nje impiant tjeter modern. Une jam i kenaqur me merkatos dhe me punen e tyre. Pres perkushtim nga bindje nga ana e lojtareve, karshi rregullave te brendshme qe ka klubi. Ata qe pretendojne me shume, ne ua kemi bere te qarte se deri me 31 gusht merkatoja eshte e hapur. Nuk mund te behen parashikime qe tani per kampiontin dhe per pretendentet. Kjo eshte nje gare, ku te gjithe e nisin si te barabarte. Ne nje maratone, asnjehere nuk dihet se kush do te jete fitues”, u shpreh trajneri Muca.

shkelqim muca

POSTIME TE NGJASHME