Selemani Ndikumana: Me denuan se me goditen

Nje dite pas denimit nga Komisioni i Disiplines Selemani Ndikumana ka treguar cfare ka ndodhur ne Lac dhe perjetimin e tij per vendimet absurde. “Te kesh kontakt ne fushe eshte dicka qe ndodh ne futboll, por te goditesh dhe me pas te denohesh me dy ndeshje, kete nuk e kuptoj aspak. Nuk e di perse eshte marre nje vendim i tille ndaj meje. Nuk kam bere asgje ndaj atij lojtari. Reagimi im ishte normal. Pasi ai me shkelmoi, une me pas vetem e kam shtyre per ta larguar nga vetja. Arbitri ishte mes nesh dhe kjo eshte pjesa me e rende dhe me e pakuptueshme. Une nuk kam peshtyre askend, ndonese gjyqtari kete gje i tha kapitenit tone, por nuk eshte fare e vertete. Ishte numri 28 i Lacit ai e ka bere kete gje ndaj meje. U afrua, me shau dhe, me pas, me peshtyu. Para se te reagoja, arbitri ishte aty dhe me tregoi kartonin e kuq. Do te ishte me mire qe te reagoja pas asaj qe me beri ai lojtar, por gabova. U tregova profesionist, duke qendruar qete. Kur dikush te godet me grusht e me pas me shkelma, nuk besoj se eshte kaq e rende te reagosh duke larguar nga vetja. Nuk e konceptoj dot faktin qe ndeshkimi ishte kundrejt meje dhe jo ndaj tjetrit. Se pari, lojtari qe me goditi, nuk u ndeshkua me karton te kuq dhe mbi te gjitha, futbollisti me numrin 28 nuk u ndeshkua as per ofendim dhe as per faktin qe me peshtyu. Ata mjafton qe te ndjekin pamjet filmike per te vertetuar kete qe une them. Eshte e tmerrshme qe une te mungoj dy ndeshje, duke ditur qe kemi ne prag dy perballje tejet te rendesishme dhe per me teper pa patur asnje faj”, ka deklaruar Ndikumana.

Selemani Ndikumana

POSTIME TE NGJASHME