Presidenti Refik Halili ne Ora News

Live ne Ora Skaner – 120 minuta rrefim i detajuar per sezonin qe u mbyll dhe te ardhmen e KF Tiranes

Presidenti Refik Halili ne Ora News: Trajneri i ri i Tiranes do te jete Shkelqim Muca. Kemi arritur nje marreveshje konkrete me Ronald Gerxhaliun vlerat e te cilit njihen.

Kemi shlyer gjate kesaj periudhe 200 mije dollare borxhe te se shkuares. Tirana nuk do te rrezikoj asgje. Kemi likuiduar Cameron Heples, borxhin ndaj hungarezeve te Debrecenit dhe Xherri Santos.Do te likuidojme sipas rradhes problemet e mbartura. Duhet kohe dhe pune. Shume borxhe jane mbartur edhe per shkak abuzimesh por te gjitha ceshtjet do ti rishohim ne rruge gjyqesore.

Skuadra eshte paguar sipas marreveshjeve. Per lojtaret ka penalitete ne rast se nuk arrihen objektivat. Kontratat parashikojne gjithcka. Me lojtaret do te ulemi per te diskutuar pasi te perfundojne pushimet.

Vec rikonstruksionit te pergjithshem te stadiumit, kemi gati dy projekte konkrete per ta bere “Selman Stermasin” nje stadium europian. Duhet leja e ndertimit. Gjithcka mund ta realizojme me pas. Do te investojme tek aneksi i stadiumit per te pasuruar infrastrukturen per Akademine dhe pas nje muaji do te nisim punen ne Kombinat per fushen e re qe kemi projektuar per te bere gati.

Persa i perket sezonit te ri, nese nuk do te fitojme titullin une do te dorezoj celsat e klubit. Do te vazhdoj investimin por nuk do te jem une ai qe do te drejtoj. Buxheti per sezonin e ri kap shifren e 900 mije dollareve. Kemi kohe qe te ndertojme skuadren e duhur pergjate diteve ne vazhdim.