Premiera e dokumentarit “Ne jemi Tirona”

Eshte transmetuar dje premiera e filmit dokumentar “Ne jemi Tirona”. Ne kuader te 95 vjetorit te krijimit te klubit me te madh ne Shqiperi, dje ne Kinema “Millenium” mes nje numri te madh personalitetesh bardheblu eshte dhene per here te pare ky film dokumentar me regjine e Armand Vellahut, regjine e Gert Selenices dhe pjesemarrjen e gazetarit Sajmir Demi. Nje histori pasioni, dashurie, sakrificash, karakteri dhe mbi te gjitha trofe pafund te fituar ne te gjitha dekadat.

Per 70 minuta, ne dokumentar ishte permbledhur historia 95 vjecare e klubit me te titulluar ne vend. Fakte per krijimin e klubit, fotografi origjinale, pamje te rikthyera nga arkivat, intervista te ikonave qe kane shkruar emrin ne historine e klubit, tifozet e pare, organizimet e para, tifoz “Ultras” per te ardhur deri tek “Fanatics”.

Nje film dokumentar qe beri te gjithe te pranishmit te duartrokisnin pergjate filmit dhe shume ne perfundim te tij.

Shume shpejt ky film do te rivihet ne kinemat e kryeqytetit per te gjithe tifozet bardheblu.

premiera

POSTIME TE NGJASHME