Pergatitjet e te henes ne “Skender Halili”

Skuadra ka vijuar sot pergatitjet per ndeshjen e rradhes qe do te luaj te merkuren perballe Flamurtarit. Bardheblute prej ores 13:00 jane vene ne urdhrat e trajnerit Ilir Daja per te zhvilluar seancen stervitore te se henes. Pas te dieles qe ka qene nje dite pune per Tiranen, serish e hena e ka pare skuadren te perqendruar maksimalisht tek pergatitjet per takimin e kthimit ndaj Flamurtarit, ndeshje e cila eshte e vlefshme per cerekfinalet e Kupes se Shqiperise. Lajm i mire eshte rikthimi i Dorian Kercikut me skuadren. Mesfushori ka lene pas frakturen ne gishtin e kembes dhe eshte plotesisht i gatshem per trajnerin. Elis Bakaj eshte rikthyer gjithashtu ne stervitje por serish vijon te kete nje problem ne kavilje dhe se bashku me kapitenin Ervin Bulku ka zhvilluar stervitje te diferencuar. Mbetet jashte Gentjan Muca qe pret te mesoj pergjigjen e analizave ne Austri per shkallen e demtimit ne gju. Argjend Malaj gjithashtu ka patur nje problem muskular por neser dhe ai do te jete i gatshem per skuadren. Pas pese fitoreve rradhazi atmosfera ne kampin bardheblu eshte mjaft e mire dhe objektivi i rradhes eshte kualifikimi per ne gjysemfinalet e Kupes se Shqiperise.

image