Nisin pergatitjet, rikthehen Bakaj dhe Malaj

Skuadra ka rinisur sot pergatitjet per ndeshjen e rradhes. Bardheblute kane zhvilluar seancen e pare stervitore sot pasdite duke nisur te mendojne ndeshjen e te henes me Skenderbeun. Trajneri Ilir Daja ka analizuar shkurtimisht me skuadren ate qe ka ndodhur dje ne humbjen me Flamurtarin, ndeshje e cila do te analizohet e detajuar me pamje filmike. Trajneri Daja i ka kerkuar lojtareve te shohin perpara per te rikthyer rezultatet pozitive dhe konsideruar takimin e fundit si nje aksident nga i cili duhen nxjerre mesime. Lajme te mira vijne lojtaret e demtuar. Elis Bakaj dhe Argjend Malaj jane rekuperuar per tu bashkuar me grupin. Te dy futbollistet kane lene demtimet dhe jane gati per Skenderbeun. Mbeten ende ne faze rekuperimi Ervin Bulku dhe Erjon Vucaj.

Etiketa:

POSTIME TE NGJASHME