Mohammed Musa zyrtarisht bardheblu
Mohammed Musa eshte bere sot zyrtarisht pjese e Tiranes. Mbrojtesi nga Kenia ka mberritur dje ne Antalya per te firmosur fillimisht kontraten dhe nisur menjehere stervitjen me skuadren.
Musa ka nenshkruar per dy vite e gjysem duke perforcuar keshtu mbrojtjen bardheblu. 26-vjecari ka luajtur per gjashte vite me skuadren e Gor Mahias ne Kenia duke fituar titullin kampion dhe mbajtur shiritin e kapitenit. Gjithashtu Musa eshte pjese e rendesishme e Kombetares se Kenias.
KF Tirana ka bere nje perforcim me shume vlera per repartin difensiv aty ku Musa do te luaj si qendermbrojtes.