Michael Ngoo firmos per sulmin bardheblu

Michael Ngoo eshte perforcimi i rradhes qe Tirana ka bere per sezonin e ri. Sulmuesi nga Britania e Madhe ka firmosur te premten ne mbremje kontraten qe e ben zyrtarisht bardheblu. 24-vjecari eshte produkt i Akademise se Liverpulit nderkohe qe sezonin e fundit ka luajtur me Oldham Athletic.
Ngoo ka firmosur per nje vit me opsionin per te rinovuar serish sezonin e ardhshem. Me afrimin e tij per skuadren vjen nje perforcim me shume vlera. Te premten ai ka qene i pranishem ne stervitje nderkohe qe te shtunen do te prezantohet ne ambientet e klubit.