MESAZH NGA PRESIDENTI HALILI

“Duke pare rezultatet e javeve te fundit gjej rastin te ndaj dicka me te gjithe tifozet bardheblu. Eshte momenti te qendrojme te bashkuar, ruajme qetesine dhe entuziazmin e nevojshem qe do te na drejtoj ne rrugen drejt objektivave sezonale. Nje vit me pare ja dolem bashke dhe kete vit une besoj shume qe serish bashke do ja dalim. Tensioni nuk na sherben, perkundrazi na demton. Rasti Ndikumana sot ne fund te takimit eshte nje keqkuptim qe duhet lene pas. Futbollisti ka reflektuar pas ndeshjes, ka kerkuar ndjese publikisht e megjithate, per te ruajtur te pacenuar seriozitetin e KF Tiranes, ndaj lojtarit do te kete nje penalitet. Skuadra ka nevoje per mbeshtetje. Cdo ndeshje duhet ta vleresojme te gjithe dhe duke qendruar prane njeri tjetrit te kerkojme maksimumin. Vetem ne kete menyre do ja dalim”.

MESAZH NGA PRESIDENTI HALILI

POSTIME TE NGJASHME